Përgjigje interesante në 5 gjëra kurioze

1

Natyrishëm, njerëzit janë qenie shumë kurioz dhe kanë shumë më tepër pyetje se sa kanë kohë për të kërkuar përgjigjen. Për të ju kuryer kohë në kërkim në Google, ne kemi dhënë përgjigje për disa kuriozitete të zakonshme dhe që i hasim në përditshmërinë tonë, që ju ndoshta nuk jeni kujtuar të pyesni rreth përgjigjes për to.

5 përgjigje për 5 gjëra të thjeshta

1. Përse njerëzit kanë një gropëz në mes të buzës së epërme dhe hundës? Keni menduar ndonjëherë pse?

Kjo çarje quhet një philtrum, dhe ekziston për shkak të asaj se si fytyrat tona janë formuar brenda mitrës. Philtrum është vendi ku të gjithë pjesët e ndryshme të fytyrës përfundojnë dhe bashkohën në këtë pikë të vetme.

“Përgjatë shekujve biologët janë hamendësuar se çfarë është kjo gropz dhe çfarë shërben ajo? Dr. Michael Mosley në dokumentarin e BBC “Brenda trupit të njeriut” thotë se “Ajo që ne tani dijmë është se ky vend i mistershëm është pjesa ku fytyra e njeriut mblidhe dhe përfundon së bashku”.

2. Nëse e vëreni se ju jeni përsoni që mushkonjat ju kafshojnë më shumë se mesatarja e njerëzve të tjerë, e keni pyetur veten pse ato ju kanë zgjedhur pikërisht ju? Pra, pse mushkonjat kafshojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

Rezulton se, ka një sërë faktorësh që mund të bëjnë disa njerëz më të shijshëm për mushkonja se të tjerët, duke përfshirë llojin e gjakut, stërvitje, veshjen, dhe zakonin e pijes.

Mushkonjat kryesisht janë të tërhequra për tipin e gjakut O. Sa të zgjuara! Ato gjithashtu dëshirojnë përsona me temperaturë më të lartë të trupit dhe djersen.

PAGE, AZ – SEPTEMBER 26: A cloud of mosquitoes swarms over the Colorado River in Marble Canyon downstream from Glen Canyon Dam and Lake Powell as the five-year-old Western drought continues on September 26, 2004 southwest of Page, Arizona. Colorado River streamflow records indicate that this is the worst drought in more than 100 years. The seven states sharing the Colorado River are considering a plan to protect the 186-mile-long Lake Powell by cutting the amount of water released downstream to Lake Mead, which is the primary water supply for Las Vegas, Nevada. The drought has left the two massive reservoirs that catch the Colorado River less than half full, exposing long-submerged landscapes to direct sunlight for the first time in decades and officials fear that the levels will fall too low to turn the electric turbines that produce electricity. (Photo by David McNew/Getty Images)

Mushkonjat përdorin të pamurin për të shënjesturar viktimën, kështu që ngjyra është faktorë në shënjestrim. Ato janë të prirura të vërejnë ngjyrat e errëta dhe të kuqe. E habitshme, konsumuesit e birrës janë më të shënjesturar në pickim.

3. Ndërsa kjo është tepër e rrallë, shumë prej nesh kanë parë ose personalisht ose në foto njerëz me dy ngjyra të ndryshme në secilin prej syve të tyre. Pse ndodh kjo?

Vetëm 11 në çdo 1.000 amerikanë kanë dy sy me ngjyra të ndryshme, fenomen i cili është për shkak të një gjendje të njohur si heterochromia e plotë.

Heterochromia mund të rezultojë për shkak të mungesës ose tepricës së melaninës. Ka faktorë të shumtë që mund të shkaktojnë këtë gjendje dhe ajo gjithashtu mund të jetë edhe e trashëguar.

4. Çëndrimi në ujë për një kohë më të gjatë do të rezultojë me gishtat e rrudhosur të këmbëve dhe të duarve. Pra, pse gishtat e këmbëve dhe duarve rrudhën në ujë?

Lëkura është e mbuluar në sebum, një vaj që lag dhe mbron shtresat e sipërme të lëkurës. Sebum e bën lëkurën disi të papërshkueshëm nga uji, dhe kjo është arsyeja pse uji shkon jashtë lëkurës në vend se të njomjë atë.

Arsyeja përse ndodhë rrudhja është për shkak të një reaksioni të sistemit nervor autonom.

Disa studiues besojnë se lëkura jonë krijon rrudhat në mënyrë që ne të mund të mbajmë kontroll kur duart tona janë të lagështa, ngjashëm me mënyrën se si disa thembra të këpucëve të bëra për të parandaluar rrëshqitjen.

5. Çdo njeri ka një të pasme, por shumica nuk e dijnë pse ajo ka formën e tillë. Pra, pse janë vithet tona të rrumbullakët?

 

Nga evolucioni?! Kush e beson?! Forma e rrumbullaktë e fundshpinës është e vendosur që në procesin e evolucionit. Duke marrë parasysh paraardhësit tanë ishin gjuetarët aktiv dhe në mënyrë aktive vraponin për të kapur gjahun, këto muskuj natyrisht u bë mirë-formësuar.

Gjithashtu, për shkak të vendndodhjes në fund të sistemit të tretjes, muskujt ekstra ndalojnë erën e padëshiruar nga rrjedh.

Ka edhe faktor tjerë natyrorë që të ulurit do të ishte tepër i pakëndshëm pa një të pasme shtesë të tillë. Një e pasme e rrumbullakët na ndihmon të mështesim trupin dhe të mbajmë dhe të majmë një qëndrim të shëndetshme ndërsa jemi ulur.

Kërko