Arilena me një tjetër rekord

1

Edhe pse jemi në muajin prill, “Nëntori” i Arilena Arës vazhdon të thyejë rekordet e të jetë në top-listë.

Fillimisht, “Nëntori” është renditur në vendin e 4 në chart-et ruse, më pas ka hyrë në Shazam në vend të 87-të dhe së fundmi është renditur në listën e këngëve më të dëgjuara në një radio rumune.

Radio Zu në Rumani ka nxjerrë këngën e Arilenës në vend të 3-të në klasifikimin e këngëve më të kërkuara. Por jo vetëm kaq, prezantuesit e radios Buzdugan dhe Morar i kanë bërë një ftesë “live” në emision këngëtares.

Duket se suksesi i “Nëntorit” vazhdon ta ndjekë ende këngëtaren e tashmë nuk mund të thotë: “Nuk e dua këtë muaj më në kalendar”. /Blitz.al/

Kërko