Aston martin nderon pilotët e aeroplanëve akrobatik

1

Prodhuesi britanik Aston Martin, do të lansojë një edicion të limituar të modelit Vanquish, për nder të pilotëve të Forcave Ajrore që kanë bërë lëvizje akrobatike me aeroplanë.

Me këtë rast do të lansohen dhjetë njësi të quajtura S Red Arrows, që janë inspiruar dhe kanë për bazë fluturaket të cila veprojnë që nga viti 1965.

Pjesa e jashtme e punuar nga materiali me fibra karboni, ngjanë shumë me aeroplanët, ndërsa ka edhe disa përfundime nga titaniumi.

Enterieri përfshinë dy karrige dhe pjesën e përparme, që janë pothuajse të njëjta me ato të vendosura në fluturake.

Makinat 6.0-litra V12, pritet të jenë të qëndrueshme dhe të arrijnë shpejtësi të lartë.

Kërko