Kuptohet e vërteta mbi miqësinë mes Elvanës dhe Jonidës

Dy ditë më parë, mediat vluan mbi thashetheme që në fokus kishin këngëtaren Elvana Gjata respektivisht miqësitë e saj.

Mungesa e një urimi publik për shoqen e jetës, aktoren dhe prezantuesen Jonida Vokshi ngjalli dilema mbi një krisje të mundshme të raporteve.

Postimet në ditë të shënuara me foto të përbashkëta që ishin shndërruar në traditë kësaj rradhe munguan por jo me ndonjë arsye të fortë përpos dëshirës për t’i mbajtur detajet private të tilla në kuptimin e plotë të fjalës. Dilemat i ka shuar vetë Elvana përmes një postimi të bërë sot në llogaritë e saj zyrtare në rrjete sociale.

Ajo ka shpërndarë një insert nga premiera e shfaqjes më të re të mikeshës së saj, si për të dhënë me qëllim një përgjigje të duhur për ato që u shkruajtën në media.

Shumë zhurmë për asgjë, sërish! /Prive/

Kërko