Kush është vajza seksi që do të zërë vendin e Marina Vjollcës në ‘Procesi Sportiv’? (Foto)

1

Xhejmsi Dervishi është vajza gjithë forma që bëri përshtypje në programin “Procesi Sportiv”, pasi u ngrit të kërcente pa asnjë kompleks me një nga futbollistët e ftuar në studion e “Procesi Sportiv” në Top Channel. Ky ishte dhe rasti që të demostronte linjat e saj të rrumbullakosura e të tonifikuara nga ushtrimet intensive në palestër.

Ndërkohë në korridoret e Top Channel po flitet se prania e saj në këtë program të ndjekur të dielave në mbrëmje, ishte jo pa qëllim. Thuhet se Marina Vjollca po përgatitet të largohet për një projekt më të mirë nga ky program, që e prezanton prej vitesh me Edi Manushin. Sipas burimeve afër programit, zëvendësuesja e denjë mund të jetë pikërisht kjo vajzë me bukuri latine, që quhet Xhejmsi Dervishi. Modelja, një zbulim i fotografit të njohur dhe të talentuar Sonny K. Elson, duket se ka bërë dhe prova në studio, pasi është fotografuar me skaletë në dorë.

Kërko