“Facebook” ndërmerr masa të reja kundër informacioneve të rreme

1

Gjiganti i rrjeteve sociale “Facebook” njoftoi të enjten se do të intensifikojë luftën kundër informacioneve të rreme (fake news) nëpërmjet mbikëqyrjes së sjelljeve të dyshimta si mesazhe të përsëritura apo masive dhe mbyllja e llogarive.

“Objektivi është të sigurohemi që njerëzit të ndihen mirë për atë që pretendojnë të jenë në rrjetin social. Ne kemi konstatuar se kur njerëzit përfaqësohen në Facebook ashtu si janë në jetën reale, ata reagojnë në mënyrë të përgjegjshme”, theksoi në një blog Shabnam Shaik, anëtare e ekipit të mbrojtjes dhe asistencës së rrjetit “Facebook”.

“Llogaritë e rreme nuk aplikojnë këtë model dhe janë të lidhura ngushtë me krijimin dhe përhapjen e spam-eve”, shtoi ajo.

Çdo llogari e dyshuar është ndërprerë tashmë dhe menaxhuesi i saj i është nënshtruar verifikimeve për identifikimin.

“Në Francë, riforcimi i luftës së ndërmarrë nga Facebook ka çuar në ndërhyrje kundër 30.000 llogarive”, theksoi Shabnam Shaik.

Që prej zgjedhjes në SHBA të Presidentit Donald Trump, kompania “Facebook” ka njoftuar tashmë disa iniciativa për bashkëpunim më të ngushtë me median dhe për kufizimin e informacioneve të rreme.

Kërko