Sëmundjet që rrezikoni nëse keni thinja të parakohshme

1

Thinjat janë shenja më e dukshme e një organizmi që po plaket dhe të gjithë duket se do të kalojnë në këtë proces natyral biologjik. Kush më herët e kush më vonë thinjat janë të pashmangshme. Nëse këto të fundit pas të 40-ave janë normale, problem është kur një 20 vjeçar sheh t’i shfaqen thinjat e para. Dhe më herët kemi folur për sëmundjet që lidhen me thinjat e parakohshme  por sot do të shkruajmë specifikisht për meshkujt.

Studimi i ri nga Universiteti i Kajros në Egjipt, i prezantuar këtë muaj në takimin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë doli në përfundimin se thinjat e parakohshme tek meshkujt lidhej me sëmundjet e zemrës.

Pjesëmarrësit e studimit ishin nga mosha 42 deri në 64 dhe ishin të ndarë në pesë grupe. Hulumtuesit zbuluan se 80% e burrave që u kishin dalë thinjat në moshë të hershme ishin më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Argumenti që mbështet këtë tezë është se thinjat dhe arterioskleroza lidhet me ngushtimin e enëve të gjakut dhe janë dy mekanizma biologjikë tepër të ngjashëm.

Kërko