9 momentet më shokuese të të gjitha kohërave të ndodhura Live në TV

1

Jeni duke shikuar TV si zakonisht dhe pothujse është duke iu zënë gjumi nga ndonjë emision i zakonshëm por për një moment diçka ka ndodhë në qytetin apo shtetin tuaj ose në botë, dhe nga ajo që shfaqet në TV do të shokoheni.

Ja 12 momentet më shokuese që janë paraqitur live në TV të ngjarjeve të jashtëzakonshem:

1. O.J. Simpson futbollist i famshëm amerikan duke ikur nga policia dhe një helikopter duke e ndjekur

Ai ishte akuzuar për vrasjen e gruas së tij por më vonë është liruar.

2. Cunami Japoni 2011

Një fatkeqësi e tmerrshme natyrore që ka çuar në vdekjen e më shumë se 13.000 njerëzve dhe shkatërrimin e pronës me vlerë më shumë se 235 Miliard Dollarë. Valët ishin më të larta se 40 metra dhe shumë njerëz kan humbur për të mos u gjetur kurrë.

 

3. Eksplodimi i anijës kozmike Challenger Live në TV

Më 8 janar 1986, të gjithë shtatë anëtarët e ekuipazhit brenda anijës kozmike Challenger vdiqën pasi anija shpërtheu vetëm 73 sekonda pas nisjes. E gjithë bota e shikonte këtë ngjarje live në TV me që rast mbetën të shokuar nga ngjarja e rëndë.

 

4. Vrasja e Lee Harvey Oswald e transmetuar Live në TV

Lee Harvey Oswald ishte bërë i njohur pasi kishte qëlluar dhe vrarë me snajper kryetarin e Amerikës John F. Kennedy në vitin 1963. Ai gjithashtu vrau një oficer të policisë të njëjtën ditë që vrau Presidenti e SHBA-ve. Ndërsa ai ishte duke u dërguar në burg, një pronar klubi i quajtur Jack Ruby e qëlloi atë për vdekje, duke ngjallur kështu shumë teori konsipirative se kush vërtet qëndron prapa vrasjes së kryetarit Amerikan John F. Kennedy

 

5. Vetëvrasja e Christine Chubbuck gjatë transmetimit Live në TV

Ajo ishte një reporter lajmesh në Florida i cili vuante nga depresioni. Derisa ishte duke lexuar lajmet, papritmas ajo tha se shikuesit do të jenë dëshmitar të tentativës së parë për vetëvrasje në Channel 40. Chubbuck përdori një revolver duke qëlluar veten në vesh.

 

6. Pengmarrja e turistëve në Manilla

Rolando Mendoza ishte një oficer i policisë i cili për shkak se ishte shkarkuar nga detyra, rrëmbeu një autobus me turist. Kjo çoi në një ngjarje dhjetë-orësh Live në TV e cila përfundoi me vdekjen e tetë pengjeve.

7. Aterimi i Aeroplanit JetBlue 297

Kjo ishte një ulje emergjente si asnjë tjetër. Ajo që e bëri këtë incident një ngjarje fenomenale ishte fakti që njerëzit brenda në avion mund të shihnin se ç’po ndodhte me avionin jashtë duke e parë atë Live në TV. Fatmirësisht, askush nuk humbi jetën në këtë ngjarje.

8. Sulmi në kullat binjake në Amerikë 9/11

Një aeroplan papritmas u ndesh me njërën nga kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë, por njerëzit ende nuk ishin të sigurt nëse ky ishte vetëm një aksident i tmerrshëm. Por, kur një avion i dytë goditi kullën e dytë, njerëzit e kuptun se ky ishte një sulm terrorist. Ky sulm ka ndryshuar sigurinë në aeroporte përgjithmonë dhe çoi në një luftë të përgjakshme, në emër të eliminimit të terrorizmit e cila vazhdon edhe sot.

9. Aterrimi në Hënë

Ndoshta një ditë apo edhe sot mund të mos duket aq interesante, por kjo ngjarje është e tillë sepse bota në atë kohë nuk ishte aq e avancuar siç është sot. Askush nuk e kishte kuptuar dhe besuar se njerëzimi ishte në gjendje për të shkuar në Hënë. Më shumë se 600 milionë njerëz ishin dëshmitar të një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë njerëzore.

 

Kërko