Kina e gatshme të bëj klonimin e njerëzve, ndërton fabrikën më të madhe të klonimit

1

Është e qartë se po jetojmë në një botë të çmendur, të një konkurrence të pa parë mes shteteve. Kina është duke u përgatitur për të hapur një fabrikë të klonimit në masë në portin verior të Tianjit dhe ata presin që në këtë fabrikë të klonojnë rreth 1 milion lopë në vit deri në vitin 2020.

Çfarë është edhe më çmdenduri fakti se FDA thotë se “Mishi dhe qumështi i lopëve të klonuara, mishi i derrit, e prodhime të tjera nga klonet si dhe nga pasardhësit e kafshëve të klonuara, është po aq i sigurt sa edhe ushqimi që hani çdo ditë”.

Gjithashtu në këtë deklaratë të FDA-së thuhet se fabrikat e klonimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të jenë mbrapa atyre të Kinës në mënyrë që të jenë në hap me konkurrencën. Me një kërkesë gjithnjë e në rritje për mish dhe me rritjen e ndërgjegjësimit për dëmin që mishi industrial po i bën planetit, është e qartë se diçka duhet të ndërmirret në këtë drejtim. Por a është me të vërtetë klonimi përgjigje dhe më e rëndësishmja, a është klonimi një zgjidhje e sigurt?

Kompania prapa këtij plani të ri radikal është “Boyalife”. Ata gjithashtu kanë për qëllim që të bëjnë klonimin e kafshëve të ngordhura, që do të thotë se qeni, macja apo kafsha juaj e dashur do të jetojë përgjithmonë. Ide neveritëse apo emocionuese? Disa njërëz vërtetë e pranojnë këtë si normale përderisa disa të tjerë thjeshtë nuk mund të pajtohen dhe thonë se është çmenduri.

Kompania Boyalife pretendon se në planet e saj njëherë nuk është klonimi i njerëzve. Në përpjekje për të çrrënjosur sëmundjet, megjithatë, Xu Xiaochun, drejtori gjeneral i Boyalife thotë se kjo mund të ndryshojë në qoftë se njerëzit bëhen më të hapur ndaj kësaj ideje. A do të hani mish nga klonet? A do të klononi kafshën tuaj që s’jeton më? A do të pranoni që ju të klonoheni? Çmenduri?! Emocionuese?!

Kërko