Çfarë po ndodh mes Bebe Rexhës dhe Noizyt? (Foto)

1

Edhe pse përtej oqeanit, Bebe Rexha ka treguar shpeshherë mbështetjen ndaj artistëve shqiptarë, ashtu siç bëri pak kohë më parë ku në Snapchat dëgjonte këngën e Noizy dhe Encës “Bow Down” duke shkruar “Shqiptarët e mi”.

Nga ana tjetër Noizy e ka ndjekur prej kohësh Beben në Instagram ndërsa ajo filloi ta ndjekë reperin mbrëmjen e djeshme. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë bashkëpunim të tyre, por nëse do të ndodhte do ishte shumë interesante pasi Noizy gjithashtu po bëhet i famshëm ndërkombëtarisht./Revista Who/.

Kërko