Panna Cotta

2

Panna Cotta është një ëmbëlsirë italiane, e cila njihet për thjeshtësinë e përgatitjes dhe shijen e saj të veçantë. Ka shumë variante sesi mund ta përgatisni, por ne kemi zgjedhur më të thjeshtën.

Përbërësit:
125 ml qumësht
125 ml krem qumështi
50 gr sheqer
1 fletë xhelatinë
Përgatitja:
1. Zieni në një tenxhere qumështin së bashku me kremin e qumështit dhe sheqerin.
2. Shtoni xhelatinën dhe më pas përziejeni mirë, duke mos lejuar të krijohet shkumë.
3. Hidheni në forma individuale dhe lëreni të ftohet për disa orë.
4. Hiqeni nga format dhe hidhini sipër sipas dëshirës shurup çokollate, karamel ose fruta.

Kërko