Të hënën nis Java e Imunizimit

5

Në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën fillon Java e Imunizimit, gjatë së cilës do të përkrahen aktivitete për të ngritur vetëdijen e politikë-bërësve, vendim-marrësve, profesionistëve shëndetësor prindërve, familjeve për rëndësinë e vaksinimit dhe avokim për vaksinim të gjithë fëmijëve.

Imunizimi është një nga intervenimet më efektive të shëndetit publik dhe ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve. Po ashtu, imunizimi ruan jetë të shumta për çdo vit dhe kjo arritje e suksesshme në lëmin e shëndetit publik duhet të përkrahet.

Shënimi i Javës së Imunizmit mbahet në Ministri të Shëndetësisë, salla 128, nga ora 11:00 – 12:00.

Kërko