Pas asaj çfarë ndodhi me fansin e fiksuar, Luana ka marrë këtë vendim (Foto)

3

Ngjarja ka ndodhur mes Luana Vjollcës , të dashurit të saj Krenar Çoçaj dhe fansit të fiksuar Besmir Lila, ishte kryefjala e javës së kaluar.

Moderatorja dhe këngëtarja u përndoq prej 8 muajsh nga Besmir Lila.

Pas përplasjes me Çoçaj,Lila u arrestua dhe policia tha se ai ishte i armatosur. Madje menaxheri i Luanës tha se ajo nuk kishte pranuar asnjë nga dhuratat e tij.
Mirëpo pas kësaj ngjarjeje Luana duket të ketë marrë një vendim.Bukuroshja e ekranit ka vendosur mos të postojë më në Instagram, ashtu siç bënte pak ditë më parë.Postimi i saj i fundit i përket datës 11 prill dhe duket se derisa gjendja të qetësohet nuk do shohim ndonjë postim nga Luana.Nga ana tjetër edhe Krenar Çoçaj ka fshirë shumë ndjekës në Instagram.

Kërko