Çmimi i Galaxy S8 më i lirë se që duhej falë dështimit të Note 7

1

Raportet e fundit thonë se duhet të jeni të lumtur që Galaxy Note 7 eksplodoi vitin e kaluar. Jo vetëm për shkak se Samsungu u detyrua të bëjë disa kontrolle serioze të kualitetit, por edhe eliminoi rrezikun që telefonit të ri Galaxy S8 t’i eksplodojë bateria.

Dhe një gjë e tillë ka ndikuar edhe në çmimin e Galaxy S8, i cili është shumë më i lirë se që duhej të ishte, raporton BGR.

Çmimi fillestar i tij është 720 dollarë, që është shumë më i lirë se i paraardhësit të tij, dhe konkurrentëve që lansuan sivjet telefonat e rinj.

Një studim i ri nga IHS (Shërbimet e Trajtimit të Informacionit) thotë se Galaxy s8 për t’u krijuar kushtoi 307.50 dollarë, me 5.90 të pagesës që u krye për prodhimin bazë.

Dhe ky çmim është pothuajse gjysma e çmimit të telefonit që kushton në treg, që e bën çmimin fillestar të Galaxy S8 edhe më mbresëlënës.

IHS thotë se Galaxy S8 kushtoi 43.34 dollarë më tepër për t’u krijuar se sa Galaxy S7 dhe 36.29 dollarë më shumë se Galaxy S7 edge.

Dhe megjithëkëtë Samsungu nuk ia kaloi këto pagesa te klientët e saj. Samsungu ndoshta asnjëherë nuk do të shpjegojë se si e ka vendosur çmimin përfundimtar, por Galaxy Note 7 duke se ka luajtur një rol vendimtar.

Galaxy S8 tani po shitet shumë më mirë se që ishte parashikuar.

Kërko