A e dini se kryetari i Tiranës kishte një të dashur në Kosovë?

1

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka treguar për herë të parë se ka pasur një të dashur në Kosovë.

Në emisionin ‘Llaf llaf’ të udhëhequr nga Shuki, ai tha se më herët kur kishte jetuar në Kosovë kishte një të dashur kosovare.

I pyetur nëse ka pasur të dashur në Kosovë, kryebashkiaku u përgjigj “Kam pasur moti, kur kam jetuar në Kosovë, në 1999-2000”.

Ai gjithashtu tha se do të dëshironte të vazhdonte edhe mandatin e dytë si kryebashkiak edhe pse ka edhe dy vite mandat.

“Me ligjin e ri kryetari i Bashkisë mund të kandidojë deri në tre mandate. Nëse populli e jep pëlqimin, do vazhdoja me kënaqësi t’i shërbeja Tiranës” ka thënë Velijaj.

Kërko