Pse nxënësit e shkëlqyer dështojnë në jetë?

2

Duam të jemi të suksesshëm në shkollë pasi siç na kanë thënë është prova e parë që do të kemi sukses edhe në jetë.
Disa prej nesh kanë rënë në dashuri me notën dhjetë ! E duam atë sepse jemi të interesuar që një ditë të kemi një karrierë profesionale, një shtëpi komode dhe respektin e të tjerëve.
Por jo pak herë, në fakt më shumë seç duket, ndodh diçka shumë konfuze: shohim njerëz që kanë shkëlqyer në shkollë, por kanë bërë një vrimë në ujë me jetën e tyre. Ose e kundërta.
Yjet që dinin si t’i kënaqnin mësuesit e tyre tani mund të jenë duke u përpëlitur një zyrë ligjore apo diku në qytete provinciale. Rruga e suksesshme që i tregohej kur mernin nota të shkëlqyera, tashmë duket thjesht iluzion.
Në fakt nuk duhet të çuditemi: kurrikulat shkollore nuk janë të hartuara domosdoshmërisht nga persona që kanë shumë eksperiencë ose talent në jetë. Ato janë të ndikuara nga forca të ndryshme përgjatë historisë: që nga kurikulat e manastireve mesjetare, disa ide të pedagogjisë gjermane të shekullit XIX dhe konceptet e aristokracisë mondane.
Gjithë kjo panoramë na ndihmon të kuptojmë shumë nga zakonet e gabuara që shkolla rrënjos:
• Shkolla na thotë se shumica e gjërave të rëndësishme dihen tashmë. Nuk nxisin mendimin kreativ dhe dëmtojnë thellë origjinalitetin.
• Shkolla kërkon që ne të ngrejmë dorën dhe mësuesit të zgjedhin. Kërkojnë që ne të marim leje te të tjerët.
• Shkolla na kërkon të rishpjegojmë ide apo teori dhe jo të krijojmë.

• Shkolla na mëson gjithçka përveç dy elementeve thelbësore në jetë: të dish si të zgjedhësh profesionin e duhur dhe të dish si të krijosh marrëdhënie të qëndrueshme. Janë të interesuar të na mësojnë latinisht apo se si masim perimetrin e një rrethi, përpara se të na mësojnë këto dy subjekte thelbësore: Punën dhe Dashurinë.

Kërko