7 Punë që paguhën shumë por që nuk keni ditur se ekzistojnë

2

Sigurisht, mund të gjeni një punë të zakonshme në një zyrë me një tavolinë dhe komjuter, por ku është argëtimi në këtë? Në ditët e sotme, njerëzit do t’ju paguajnë për punë shumë më argëtuese se aq, dhe pjesa më e habitshme është se disa nga to paguhen shumë mirë.

Mendoni se puna juaj është e çuditshme? Këtu janë disa nga punët më të çuditshme në botë.

1. Ushqyes për kafshë shtëpiake

Teknikisht ju do të jeni një testues i ushqimit. Ju do të fitoni rreth 40.000 dollarë në vit për të provuar ushqimin e qenve dhe tregoni prodhuesve për shijen e sajë. Shumica e tesimeve nuk përfshijnë ngrënjen e ushqimit, vetëm ta shijoni shijen dhe ta pështyni prapë jashtë.

2. Shoqërues profesional

Kjo nuk ka të bëjë fare me prostitucionin. Në një mënyrë ky profesion është edhe më i trishtuar se prostitucioni. Sipas një faqeje të punësimit, i punësuari duhet vetëm të qëndroj me një të huaj për rreth $ 40 / orë. Kandidatët idealë “duhet të jenë femra dhe të paktën 21 vjeç” dhe “duhet të pranojnë të klientët të dy gjinive”, edhe pse 99 për qind e klientëve janë meshkuj.
Ky profesion është më se i zakonshme në Japoni ku kërkesa është mjaft e madhe, madje pagesa është shumë e mirë.

3. Shoqërues e rrejshme e nuses

Nëse nusja nuk ka aq shumë shoqëri, një kompani e quajtur “Bridesmaid” ofron shoqëruese të nuses me qera që kushton prej 300-2000 dollarë për një dasmë.

4. Stilist i ushqimit

Dëshironi të punoni në restorante të klasit të lartë, por nuk ju pëlqen të jeni kuzhinjer apo kamarier? Ju mund të punësoheni si stilist i ushqimit. Këta njerëz nuk përgatisin asgjë, por sigurohen që ushqimi i servuar në pjatë të duket i përkryer. Ata gjithashtu bëjnë përgatitjen e ushqim për reklama.

5. Vajtues

Ekziston një kompani angleze e quajtur “Rent A Mourner” (Vajtues me Qera), ata dërgojnë njerëz në funerale të qiramarrësve për të aktruar si të mërzitur e trishtuar.

6. Manekin e gjallë

Manekintë e gjallë mund të fitojnë deri në 100 dollarë në orë. Natyrisht, do t’ju nevojitet disiplinë e pabesueshme, por manekinët e gjallë lejohen edhe të lëvizin ndonjëherë.

7. Zhytës pas topit të Golfit

Mund të fitoni rret 100,000 dollarë në vit duke punuar një kurs golfi të famshëm ku do të duhej që të futeni ndonjëherë në ujë ku mund të ketë gjarpërinjë, krokodil dhe rreziqe tjera për të marrë topin e golfit.

Kërko