Maturantja veshi një fustan me pika për mbërmjen e maturës, por drejtuesit e shkollës e përjashtuan kur panë tërë fustanin

Mbërmja e maturës është një natë e veçantë për adoleshentët kudo. Djemtë dhe vajzat vishen me rrobat e tyre më të mira. Kjo është nata speciale e tyre ku ata japin maksimumin të duken sa më bukur dhe të kalojnë sa më mirë me shokët dhe shoqet pasi është nata e fundit e tyre së bashku.

 

Për fat të keq për një nxënëse në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo natë e veçantë përfundoi me poshtërim. Kur Mireja mbërriti në mbëmjen e maturës, nga stafi drejtues i shkollës iu tregua dera jashtë duke i treguar edhe aryesn se fustani i saj ishte shumë e zbuluar dhe nuk mund të hyjë në mbrëmje.

Kjo ishte tronditëse për të dhe shoqëruesin e saj të mbërmjes. Ata u ankuan se kishte shumë fustane tjera që ishin pothuajse të ngjashme, por drejtuesit e shkollës nuk mendonin kështëm, sepse fustani i Mireja-s ishte i hapur në shpinë dhe tregonte lëkurën dhe mesin e shpinës, diçka që është e ndaluar me rregulat e shkollës në Michigan.

Drjetuesit e shkollës nuk duan të komentojnë për këtë rast edhe pse në rrjetet sociale vajzës i është dhënë përkrahje dhe e quajn vendimin e shkollës krejtësisht të egër.

 

 

Mireja është vetëm një nga shumë nxënësit që kohët e fundit janë përjashtuar nga mbërmjet e tyre për shkelje të kodeve të veshjes. Për shembull, një vajzë me emrin Anija u nxor nga mbrëmja në Wisconsin për shkak se kishte veshur një kostum rroba për meshkuj pasi ajo tërë jetën ishte veshur e kështu sepse ishte gay.

Për të parandaluar këto keqëkuptime në lidhje me kodin e veshjes dhe që të mos ndodhë përjashtimi nga mbërmjet e maturës, një shkollë në Filadelfia ka pasur një ide unike. Shkolla iu ka kërkuar vajzave që të dërgojnë një foto të veshjeve që planifikojnë për mbrëmjen e maturës para se të iu ipen biletat për mbërmjen.

Kjo politikë shkaktoi zemërim kur në një rast madje edhe veshja e një vajze që barte në shtëpi u konsiderua si shumë e zbuluar. Gjithashtu shumë e konsideruan këtë politikë si shumë seksiste për shkak se vetëm vajzat obligoheshin të dërgonin fotot për aprovim. Por shkolla nuk ka në planë të ndryshoj këtë politikë dhe vazhdon të zbatoj ate.

 

 

Sidoqoft, mbërmja e maturës duhet të jetë një natë e veçantë si për vajzat dhe djemët dhe duhet që sqarimet të bëhen qysh më herët, në mënyrë që adoleshentët të mos kenë telashe të pjesëmarrjes në natën e tyre më të mirë.

Kërko