Ariana e Ermalit e sjell verën (Foto)

1

Është mjaftë aktive në jetën shoqërore, dhe nëpër rrjetet sociale, ani pse nuk është këngëtare apo aktore, Ariana Fejzullahu është çdo ditë në qendër të vëmendjes mediatike.

Ajo ka një stil unik dhe një mënyrë të jetesës krejt ndryshe nga gratë e martuara, shkruan “Kosovarja”.

Ariana Fejzullahu është bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahut, ajo pothuajse çdo ditë sjell pamje të përditshmërisë së saj. E, këto pamje Ariana i hedh në internet për ndjekësit e saj.

Është mjaftë aktive në jetë, ajo ka shoqëri dhe nuk e bën një jetë sikurse një grua e cila ka për obligim vetëm punët e shtëpisë.

Arianën e shohim shpesh nëpër vende të ndryshme me mikeshat e saj, e edhe pamjet e fundit na e sjellin një Arianë shumë moderne, ku ajo shihet me një mikesh të saj duke shëtitur, e që duket mjaftë bukur dhe verore.

Kërko