Joshua – Klitschko, zbulohet se nga sa milionë do t’i fitojnë të dy boksierët

1

Anthony Joshua – Wladimir Klitschko, është meçi që janë duke e pritur të gjithë me padurim.

Tabloidi britanik, Mirror, ka bërë të ditur se Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko do të fitojë nga 15 milionë funte (rreth 18 milionë euro) nga ky duel.

Kurse, për këtë duel janë mbledhur 48 milionë funte (57 milionë euro) nga shitja e biletave, bastet dhe të drejtat televizive.

Ky duel, i cili do të zhvillohet sonte në mbrëmje, vlen për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO.

Kërko