Qeveria e SHBA-së konfirmon përfundimisht se kanabisi vret qelizat e kancerit

Për pothuajse për një shekull kanabisi është parë si një drogë shumë e keqe dhe si rrugë që shpie në përdorimin e drogave më të rrezikshme dhe që krijojnë varësi.

Shumë qeveri dhe udhëheqës fetarë kanë ndaluar përdorimin e saj (kanabis), por njëkohësisht shoqëria ka qenë e vetëdijshme për të gjitha përfitimet e mrekullueshme shëndetësore që mban marihuana.

Studime të ndryshme gjatë viteve kanë treguar efektet e dobishme të kanabisit për sëmundjet si HIV/Aids, Alzheimer, astma, glaukoma, epilepsi dhe disa të tjera.

Edhe pse marihuana është e dobishme për shumë sëmundje dhe në mjekësi përdoret në mbi 700 raste të njohura medicinale, por interesim të veçantë ka ngjallur përfitimet që ajo ka në lidhje me kancerin. Interesimi sidomos është rritur pasi që pak kohë më parë qeveria amerikane më në fund pranoi kanabis/marihuana vret qelizat e kancerit, gjë që tronditi dhe njëkohësisht gëzoi të gjithë.

 

Instituti Kombëtar i Kancerit (NCI)

Siç u tha më lart, Instituti Kombëtar i Kancerit të Shteteve të Bashkuara (që është agjencia kryesore e qeverisë federale për kërkimin dhe trajtimin e kancerit), pranoi se kanabisi në të vërtetë vret qelizat e kancerit pa dëmtuar qelizat normale.

Në faqe zyrtare të sajë, NCI ka deklaruar se ‘cannabinoids’ është i dobishëm në trajtimin e kancerit dhe efektet anësore të lidhura me sëmundjen.

Përfitime të ndryshme për kancerin

Sipas faqes së NCI-së, kanabisi përveç përfitimeve tjera gjithashtu vepron si një lehtësim i vlefshëm në trajtimin e stresit dhe anti-ankth për të sëmurët e kancerit. Dhe jo vetëm kaq, por gjithashtu është një agjent anti-viral dhe anti-tumor.

Efektet negative megjithatë ekzistojnë

Për fat të keq, përdorimi i marihuanës ka treguar se ka disa efekte negative, siç është mundësia e dëmtimit të sistemeve riprodhuese të burrave dhe grave. Natyrisht, siç thekson edhe faqja e NCI-së “kanabisi ashtu edhe kanabinoidët mund të krijojnë varësi”. Gjithashtu edhe efekte të tjera anësore si: ndjeshmëria, pagjumesi, lodhja, skuqje, të vjella, etj.

Lajm i mirëpritur

Në përgjithësi, shumë aktivistë, studiues mjekësorë, mjekë dhe publiku i gjerë kanë mirëpritur lajmin për qëndrimin e ri të qeverisë ndaj pranimit të përfitimeve të marihuanës në fushën e mjekësore.

Shumë optimizëm

Shumë prej tyre janë optimistë se ky ‘qëndrim i ri’ i miratuar nga qeveria e SHBA në lidhje me kanabisin mund të çojë në një qëndrim më të hapur dhe më të pranueshëm në lidhje me përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

Ndërkombëtarisht shumë fushata për dhe kundër përdorimit të marihuanës për qëllime mjekësore kanë ekzistuar për shumë vite, ku shumica e kundërshtimeve kan qenë të lidhura me moralin dhe jo nga studime mjekësore.

Kërko