27 foto që mund të shihni vetëm në Dubai

Dubai është shndërruar në një shesh lojërash për të pasurit me qytetin që mburret me luksin dhe ekstravagancën e jashtëzakonshme. Të ardhurat e naftës nxitën zhvillimin e Dubait, por tani të ardhurat kryesore të qytetit vijnë nga:

* Shërbimet financiare
* Pasuri të paluajtshme
* Turizmi
* Aviacion

Jeta e popullatës në Dubait është komplet ndryshe nga çdo gjë që jemi mësuar të shohim në vende tjera të botës.

 

Këtu janë 27 foto të gjërave të përditshme që do të shihni vetëm në Dubai.

 

1. Trafiku rrugor në Dubai është i mbushura me makina luksoze

2. Telefoni që kushton më shumë se shtëpitë e disa njerëzve

3. Në rast se jeni të interesuar për ari, Dubai ka ATM ku mund të merrni ari me çmime reale. Ky ATM i posaçëm i arit gjendet në rrokaqiellin më të lartë në botë, Burj Khalifa, që kushtoi mbi 1 miliard dollarë për tu ndërtuar

4. Edhe zinxhirët e kafesë si Starbucks kanë trajtim luksoz

5. Fusha tenisi nga më ekstreme dhe ekstravagante në botë

6. Është e zakonshme që njerëzit të shëtisin kafshët e tyre. Por vetëm në Dubai njerëzit i shëtisin kafshët me automobila

7. Në vende tjera të botës kemi parë vetura të gjata por në Dubai ka edhe vetura të gjera! Duhet të jetë një makth i vërtetë për ta parkuar këtë bishë

8. Edhe policët në Dubai udhëtojnë me stil. Polic me Lambogjini do duhet të jetë një punë e lezetshme kjo

9. Duket se parkingjet në Dubai nuk janë bërë vetëm për automjetet luksoze, por edhe për kafshë

10. Nëse ngecni në trafik, makina juaj luksoze mund edhe të fluturoj për një shumë parash

11. Jemi mësuar njerëzit të shëtisin macet apo qentë e tyre, por në Dubai luanë janë kafshët që shoqërojnë njerëzit

12. Jo vetëm që ata kanë kafshë ekzotike, por gjithashtu i ushqejnë edhe me ushqim ekzotik. Një përdorues nga Emiratet ka postuar këtë fotografi në Instagram të këlyshëve të tij luan, duke u ushqyer me peshkaqen në oborrin e shtëpisë së tij

13. Pavarësisht se ka shumë pasuri në Dubai, ky biznes lokal ofron ushqim falas për ata që nuk kanë para ose janë të papunë

14. Kjo është një shenjë në metro që nuk e shihni ndokund tjetër! Me sa duket njerëzit mbajnë peshk në metro dhe kjo është e mjaftueshme për shkak të erës së keqe që mund të shkaktoj

15. Mungesa e borës në Dubai është çështje e zgjidhur madje në çdo stinë

16. Ushqim ekzotike në Dubai që përfshinë “Kuzhinë Kaukaziane”

17. Jo vetëm që ka ndërtesën më të madhe në botë, gjithashtu ka një nga akuariumet më të mëdha në botë

18. Edhe stacionet e autobusit në Dubai nuk kanë se si të jenë të zakonshme. Këto stacione apo ndalesa të autobusit janë të pajisura me ajër të kondicionuar kështu që ju nuk do të prisni në vapë

19. Edhe fantazitë mund të bëhet realitet në Dubai, gjë që më së miri e shpjegon ky ishull artificial më i madhi në botë i këtij lloji

20. Ekziston një laramani e madhe kulturash dhe kjo më së miri vërehet në plazhe në mes pushuesve lokal dhe turistëve

21. Një fluturim luksoz me aeroplan ku mund të vëni një sy gjumë

22. Një qytet që vazhdimisht zgjerohet. Thuhet se 1 në çdo 5 vinça në botë janë të vendosur në Dubai

23. Princi i Kurorës së Dubait Shejh Hamdan bin Mohammed ka një koleksion prej tetë makinave amfibe që bëjnë në rrugë edhe detë

24. Koleksion i breshkave për argëtim

25. Në vend që të shëtisin këlyshët e tyre, në Dubai disa edhe i kalërojnë

26. Kjo është vetëm një banjë në Dubai

27. Në një qytet të rrethuar nga ekstravaganca, nuk është çudi që disa nga dhomat e gjumit të Dubait duhet veçmas të përshtaten për mbretër. Kjo dhomë është vetëm një nga shumë suitat që ofrohen në Burj Al Arab

Kërko