Familja e saj nuk hëngri sheqer për një vit dhe ja çfarë ndodhi

Nuk kisha energji të mjaftueshme për të bërë punët e ditës, por duke parë reklamat në TV që ofronin pije energjike për masat e lodhura të Amerikës, gjithmonë mendoja se nuk qenkam vetëm unë që vuan nga mungesa e energjisë. Kjo është ajo çfarë mundoja derisa dëgjova disa informacione të reja shqetësuese rreth efekteve të sheqerit.
Sipas disa ekspertëve, sheqeri është gjëja që po bën aq shumë amerikanë të sëmurë dhe të lodhur. Një në shtatë amerikanë ka sindromën metabolike. Një në tre amerikanë është i trashë. Shkalla e lartë e diabetit dhe sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit numër një në Amerikës. Sipas kësaj teorie, të gjitha këto sëmundje dhe më tepër se kaq janë pasoj e pranisë së madhe toksike në dietën tonë … sheqerit.

 

Një ide e ndritshme

I mora të gjitha këto njohuri të reja dhe formulova një ide. Doja të shihja se sa e vështirë do të ishte që familja jonë – unë, burri dhe dy fëmijët tanë (mosha 6 dhe 11) të kalonim një vit të tërë duke ngrënë ushqime që nuk përmbanin sheqer të shtuar. Ndërpremë çdo gjë që ka të bëjë me ëmbëltues shtesë, qoftë sheqer, mjaltë, shurupe, apo lëng frutash. Gjithashtu përjashtuam çdo gjë që ka të bëjë me sheqer të shtuar, përveç sheqernave natyrale që gjinden në fruta.

Më quanin të çmendur, por shmangia e sheqerit të shtuar për një vit më ka goditur si një aventurë e madhe. Isha kureshtar se çfarë do të ndodhte. Pas një kohe të ndërprerjes së sheqerit, u binda se e gjithë familja gëzonim një shëndet më të mirë. Ajo që nuk e prisja ishte mos konsumimi i sheqerit do të më bënte të ndihesha më mirë në një mënyrë shumë reale dhe të prekshme.

 

NJË VIT MË VONË

Pas vitit tonë të ndalimit të sheqerit, u ktheva dhe numërova mungesat që fëmijët e mi kishin në shkollë dhe i krahasova me ato të viteve të kaluara. Dallimi ishte dramatik. Vajza ime më e madhe, Greta, nga 15 ditë mungesa në vit në vetëm dy ditë të humbura.
Tani që viti i ndalimit të sheqerit ka përfunduar, ne e përdorim atë në sasi drastike më të vogla, duke shmangur atë sidomos në ushqimet tona të përditshme, dhe e përdorim vetëm për raste vërtet të veçanta. Përfundimisht, pas vitit tonë pa sheqer të gjithë ndihemi më të shëndetshëm, me më shumë energji dhe më të fortë.

Kërko