Planet e reja të Mark Zuckerberg do t’ju ndihmojnë të bëheni shkrimtar, lojëtar dhe fotograf pa u munduar fare

Facebook ka bërë të qartë se AI (Inteligjenca Artificiale), VR (Realiteti Virtual) janë në listën e tyre më të preferuar dhe me prioritet. Disa projekte duken shumë të ngjashme me planin e Google për teknologjinë e së ardhshmes. Një gjë është shumë e qartë, e ardhmja do të udhëhiqet nga ekranet virtual.

Sistemi i kontrollimit të trurit

Kjo teknologji për momentin është në fazën beta (testuese), dhe së shpejti do të jetë në përdorim të gjerë. Kjo teknologji mundëson kontrollimin e pajisjeve dhe shkrimin pa pasur nevojë për gjeste apo tastierë por të gjitha arrihen vetëm me anë të trurit, pra me anë të mendimeve.

Kamera 360 shkallë në rreth

Facebook prezantoi dy variante të reja të kamerave me 360 shkallë, një përditësim i 360 kamerave të prezantuara vitin e kaluar.
Facebook është fokusuar më shumë në videot 360 shkallë dhe e konsideron atë si të ardhmen e televizionit. Përvoja me videot 360-shkallë duken shumë reale. Teknologjia 360-shkallë gjithashtu do të ketë përkrahje për sensor të lëvizjes, kështu që kur përkuleni kokën mund të përjetoni pamjen sikur në përditshmëri dhe pa prekur asgjë.

Asistent të zgjuar për biseda

Do të iu mundësoj lehtësimin e bisedave me anë të AI (Inteligjencës Artificiale). Do ofroj sugjerime dhe përgjigje automatike varësisht nga zakonet e përdoruesit dhe në bazë të kontekstit të bisedës.

Lojëra Virtuale


Kjo do iu mundësoj përdoruesve që të luajnë së bashku dhe të ndajnë ekranin e tyre përmes pajisjeve VR.

 

Facebook gjithashtu ka hapur kodin e tij të Caffe2 për Inteligjencë Artificiale, gjë që do iu mundësoj programerëve në mbarë botën të shfrytëzojnë këtë teknologji dhe të prodhojnë programe të mençura për telefona.

Kërko