Edward Snowden tregon se kush me të vërtetë udhëheqë me Shtetet e Bashkuara – nuk janë Rusët …

Edward Snowden besonte se qeveria në thelb “kishte qëllime fisnike” ashtu si edhe populli amerikan. Megjithatë, duke pranuar se ai ishte naiv, Snowden tregon mbi qeverisjen supreme në Shtetet e Bashkuara dhe se si ata janë të zhytur në korrupsion, dhe pothuajse totalisht të lirë në veprimet e tyre, kështu që shtyri atë të bëjë zbulimin e madh rreth programit sekret të mbikëqyrjes masive.

Snowden këmbëngul se është e patjetërsueshme e drejta e e qytetarëve për të ditur rreth politikave që na qeverisin dhe në veçanti rreth përgjimit dhe se kjo e drejtë është jetike për funksionimin tonë demokratik.

Pse Edward Snowden zbardhi sekretin e programit të mbikëqyrjes së qeverisë? Ai thjesht pa një sistem rrënjësisht të gabuar, dhe një qeverisje kaq të pa përgjegjshme dhe pyeti pse kjo nuk u është thënë qytetarëve?

Siç tregon Snowden në një fjalim të tij, shumica dërrmuese e kongresit nuk dinte asgjë për këto programe. Senati dhe Shtëpia e Bardhë nuk ishin plotësisht të informuar mbi veprimet e fshehta të këtyre programeve. Ai thekson mosgatishmërinë politike pas 9/11 për t’u ballafaquar me pyetje të vështira rreth asaj që ishte e drejtë dhe e gabuar, në këtë drejtim.

Pse publiku nuk kishte mundësi të merrte pjesë në debatin për sigurinë dhe mirëqenien e tyre? Pse zyrtarët e lartë nuk kanë dijeni për këtë? Vetëm një numër i vogël i zyrtarëve e dinin për këto politika.

Krijimi i programeve masive të mbikëqyrjes pas dyerve të mbyllura “ilustron” një “moment institucional” që “po ndryshon kufijtë e të drejtave që gëzojmë si njerëz të lirë në një shoqëri të lirë”, thotë Snowden.

Mbikëqyrja masive është një çështje kritike. Ende vazhdon të shkelë të drejtat civile dhe politike. Snowden, megjithatë, është ndoshta vetëm një anomali në krye të hierarkisë të shkallës së parë. Ai mundi të raportojë vetëm për atë që ai dinte, dhe asgjë q’farë ndodhë pas politikës së dyerve të mbyllura, për të cilat shumica e qeverisë dhe organeve shtetërore ende nuk dinë asgjë – ose janë të informuar vetëm me gjërat sipërfaqësore dhe të pa rëndësishme.

Sistemi i qeverisjes në thelb ka degraduar shoqërinë tonë. Proceset tona demokratike janë zhdukur, duke mos lejuar që ne të dimë për çështjet të thjeshta e lëre më çështje tjera politike të cilat çdo ditë vijnë dhe rëndojnë mbi kurrizin e familjeve tona dhe me jetën tonë.

 

 

Kërko