Nëse jeni gjallë në 30 vjetët e ardhshme, është e mundshme që do të jetoni edhe 1000 vjet falë shkencës

Zgjatja e jetës nuk është më një shaka. Kjo çështje është duke u ndjekur me shumë kujdes nga inxhinieri kryesor në Google, Ray Kurzweil, dhe është gjithnjë e më popullore tek një numër i madh shkencëtarësh të cilët pretendojnë se jemi vetëm dekada larg nga zbulimi përfundimtar që do të bënte të mundur zgjatjen e jetës me mijëra vjet.

Të bëhesh më i ri ose të qëndrosh gjithmonë i ri është një koncept interesant. Fjalë për fjalë, kjo ka të bëjë me modifikimin e qelizave dhe të ADN-së, ripërtëritja e telomereve pasi ato janë duke mbaruar dhe sjellja e tyre në një gjendje të re fillestare, kjo po është duke ndodhur që tani.

Sot, njerëzit janë të destinuar të vdesin në moshën 90 vjeçare, megjithatë, një gjë duket e sigurt, se vdekja nuk është absolute ashtu si jemi mësuar të besojmë deri më tani. Ashtu si me të gjitha gjërat që duken absolute në shkencë, ne po ndryshojmë rregullat dhe po kapërcejmë barrierat që më parë kemi menduar se janë të pa ndryshueshme, thonë shkencëtarët.

Avancimi i teknologjive kompjuterike lidhet drejtpërsëdrejti me avancimin e teknologjive të informacionit dhe ndihmon që idetë të përhapen me shpejtësi gjë që ka mundësuar një zhvillim të hovshëm. Sot printerët 3D mund të printojnë ilaçe me skemat e koduara, informacioni se si të krijohet ilaç bëhet si tregti dhe i rëndësishëm si vetë ilaçi.

Pra, në qoftë se ju mund të kaloni edhe një tjetër 20 vjet, prisni se gjasat janë që teknologjia të ketë përparuar aq larg sa që të iu mundësoj të jetoni edhe shumë vite të tjera.

Kërko