Këngëtari i njohur shtrohet urgjentisht në spital (Foto)

42

Këngëtari i njohur Phil Collins, është shtruar urgjentisht në spital për shkak të një lëndimi.

Sipas një mesazhi të postuar në faqen zyrtare të këngëtarit në “Facebook”, këngëtari 66-vjeçar pasi është rrëzuar në hotel, pas koncertit të tij natën e së dielës, pas një pushimi që kishte më shumë se dhjetë vjet nga turneu i fundit.

‘Për fat të keq, ne duhet të njoftojmë se shfaqja e Phil Collins në sallën Royal Albert Hall në Londër do të shtyhet sonte (8 qershor) dhe nesër (9 qershor).

Phil vuan nga ‘shkelja në këmbët e veta’ si rezultat i një operacioni në shpinë i cili ia vështirëson ecjen.

Ai u ngrit në mes të natës për të shkuar në tualet dhe rrëshqiti në dhomën e tij të hotelit, duke goditur kokën e tij në një karrige.

Ai u dërgua në spital ku kishte qepje për një plagë të rëndë në kokë pranë syrit të tij dhe po shërohet mirë. Ai do të mbahet nën vëzhgim për 24 orë.

Phil i dërgon faljet e tij të sinqerta të gjithë fansave.

Kërko