BMW M4 me pamje të re tërheqëse

1

Kompani e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, IND Distribution, së fundmi është marrë me modifikimin e shumë veturave të famshme, ndërsa tani është marrë edhe me BMW M4.

Kjo kompani për këtë M4 ka zgjedhur eksterier me ngjyrë të theksuar të portokallit e cila e bënë të duket shumë tërheqës, spoiler të madh RKP në pjesën e pasme i bërë nga fibra të karbonit dhe alumini, si dhe disa elemente nga BMW M Performance, në të cilën hynë spoileri i përparmë dhe difuzeri i pasmë.

IND Distribution, po ashtu, për këtë BMW M4 ka zgjedhur edhe maskën e përparme të zezë e cila këtij modeli i jep një pamje të shkëlqyer, sistemin e shkarkimit BMW M Peformance, rrotat BBS FI-R 20-inç me ngjyrë të zezë shkëlqyese, elementet mbrojtëse në interier si dhe ulëset dhe rripat për gara.

Nën kofanon e këtij BMW M4, gjendet motori 3.0-litër BMW TwinPower me gjashtë cilindra e kapacitet prej 431 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 4,1 sekonda.

Kërko