Pse pasaporta e Singaporit është më e fuqishmja në botë

2

Pasaporta e Singaporit është renditur si më e fuqishmja në botë, njoftoi sot kompania konsulente globale , “Arton Capital”, sipas Indeksit të Pasaportave Globale.

Renditja është kryer në bazë të numrit të vendeve ku mund të udhëtohet pa kërkesën e një vize , apo të një vize në momentin e mbërritjes.

Pasaporta e Singaporit ka kryesuar në listën e Indeksit të Pasaportave Globale, me anë të së cilës mund të udhëtohet pa vizë në 159 vende, duke mposhtur pasaportën gjermane me 158 vende dhe pasaportën suedeze me 157.

Zakonisht, lista është dominuar nga pasaportat evropiane, ku pasaporta gjermane ka qënë në krye të renditjes, këto dy vitet e fundit.

Megjithatë, heqja e vizave për qytetarët e Singaporit nga Paraguaji ishtë një ndër arsyet kryesore që e renditi atë në krye të listës për vitin 2017.

“Për herë të parë, një vend aziatik ka pasaportën më të fuqishme në botë. Kjo dëshmon marrëdhëniet gjithëpërfshirëse diplomatike të Singaporit dhe politikës së jashtme efektive”, tha drejtori menaxhues i “Arton Capital”, Philippe May.

Midis vendeve të tjera aziatike që u renditën në 20 vendet e para të listës, ishin Koreja e Jugut (157 vende), Japonia (156) dhe Malajzia (154).

Ndërkohë që, pasaporta amerikane ka pësuar një rënie në renditje që kur presidenti, Donald Trump erdhi në detyrë, pas vendimeve të Turqisë dhe Republikës Qendrore Afrikane për të ndaluar hyrjen pa viza të qytetarëve të SHBA-së.

Kërko