Si quhet vërtet dhe nga është Linda Morina?

12

Linda Morina padyshim që është një nga personazhet më të pikasur dhe jo për një, por për më shumë se një qind arsye

Kush është? Nga vjen? Si quhet tamam? Është kështu apo vetëm po luan? Cila është historia e vërtet e vajzës me çifteli? Ka kaq shumë pyetje dhe shumë pak përgjigje rreth Lindës, që disa pretendojnë se quhet Fexhrije, që disa thonë se është nga rrafshi i Dukagjinit, disa nga Drenica, Podujeva, Vushtrria…, shkruan “Kosovarja”.

Edhe ajo vetë ta pështjell shumë këtë punë, duke mos u dhënë drejtimin e duhur përgjigjeve që i vijnë si shigjetë.

Realisht quhet Fexhrie Igrishta dhe është nga Dumnica e Llapit, atje ku edhe i rrit domatet bio.

Linda ka qenë dhe është në të gjitha emisionet, gazetat e portalet. Pse? A thua se ju pëlqen njerëzve ta dëgjojnë tek këndoj me çifteli, tek dridhet e përdridhet, apo është ku është pa ndonjë arsye. Hë?

Kërko