I digjet makina ish-kandidates për deputete

30

Një makinë tip ‘Benz’ është shkrumbuar nga flakët gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës.Bëhet fjalë për makinën e Erjola Brahaj, nga ky qytet, ish-drejtoreshë e spitalit të Tepelenës.

Brahja ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ajo ka kandiduar me partinë e LSI-së.Mësohet se Erjola Brahaj nuk ka bërë denoncim në polici, sepse sipas saj, kishte harruar dritat e makinës ndezur, që kanë sjellë edhe djegien e mjetit.

Kërko