ORIFLAME Sweden në Kosovë: Ja arsyet pse duhet ta përdorni këtë brend

10

ORIFLAME është ndër brendet më prestigjioze të kozmetikës në botë, që ka një gamë të gjerë produktesh për femra dhe meshkuj të të gjitha moshave, për të gjitha trajtimet e bukurisë dhe mirëmbajtjes trupore, siç thuhet me një fjalë “nga koka tek këmbët”, me përbërës natyral dhe të testuar nga shkencëtarët.

Përpara se të njiheni me mundësitë që ofron Oriflame në Kosovë, mësoni për karakteristikat e produkteve që e bëjnë ORIFLAME pjesë të rëndësishme të jetës sonë.

KARAKTERISTIKAT – PRODUKTE BIO TË TESTUARA

Keni dëgjuar për produkte BIO, por jo edhe për testimin shkencor të tyre dhe asnjëherë nuk keni pasur një garanci që i qëndron mbrapa produktit të sugjeruar. Ajo çfarë e bën ORIFLAME të rëndësishëm është se produkteve BIO i ka shtuar edhe hulumtuesit shkencorë duke dhënë kështu edhe garancë për përdorim njerëzor, me produkte të testuara paraprakisht në njerëz, e jo në kafshë.

Krejt këtë punë e bëjnë rreth 140 shkencëtarë eminentë në gjithë botën, të cilët punojnë në programin e hulumtimit dhe testimit. Ajo që siguron përdoruesit e produkteve të Oriflame është se për të gjitha produktet, posaçërisht ato të lëkurës bëhen studime dhe testime më shumë se njëvjeçare përpara të daljes së tyre në treg. Ndërsa produktet e higjienës, si shampotë e ndryshëm, janë biodegratues, çka nënkupton se nuk janë të dëmshëm as për jetën në ujë, kur ato përfundojnë në ujërat natyrorë. Sikur edhe produktet e Make-Up që janë të testuara dhe pa kimikate të dëmshme.

PËRKUJDESJE LËKURE: Duke besuar në fuqinë e përbërësve natyralë, ORIFLAME ka krijuar produktet më cilësore në treg për kujdesin e lëkurës, të brendit NovAge, përshtatur për të gjitha moshat dhe llojet e lëkurës.

Make-Up: Linja e produkteve të make-up, është krijuar për të përmirësuar bukurinë tuaj natyrore, për t’ju dhënë mundësinë që ta shprehni personalitetin tuaj rrezatues. Zgjedhjet më të mira për bukuri, për fytyrën, sytë, buzët dhe thonjtë, që i përshtaten të gjithëve dhe çdo shikimi, që të dukeni bukur nga mëngjesi në mbrëmje.

BANJË dhe TRUP: Pastërti, freski dhe shëndet me një gamë të gjerë të produkteve për këmbët, higjienën orale dhe trupin, për të gjitha nevojat e përditshme.

WELLNESS: Është programi i produkteve për shëndetin fizik dhe mendor, i krijuar gjithashtu nga shkencëtarët e ORIFLAME , që është e domosdoshme për të gjithë ne, që të ndihemi dhe të dukemi fantastikë. Programi Wellness nga Oriflame është përkushtuar që të na udhëzojë përmes botës komplekse të ngrënies së shëndetshme dhe shtesave dietiale, duke ofruar një gamë të prodhimeve të cilësisë së lartë dhe natyrore që janë zhvilluar nga shkencëtarët suedezë kryesorë në botë.

PARFUMET: Një aromë, thonë në Oriflame, mund të joshë, të sjell kujtime të bukura ose të bëjë që ju të ëndërroni për një vend të largët. Për këtë, ky prodhues suedez thotë se ka zgjedhur Francën për të siguruar cilësinë e linjës së parfumeve, të frymëzuar nga ëndrrat, për të garantuar cilësi, inovacion dhe performancë.

FLOKËTARI: Gjithçka që keni parë, deri tek tendencat e fundit të modës, ORIFLAME ju sjell produktet më cilësore për trajtimin e flokëve, që do të ju mbajnë në trend.

AKSESORË: Element kryesor i dukjes sonë janë edhe aksesorët. A ka ndonjë gjë më jetike për të ndryshuar dukjen tonë, sesa akseorët? Gama e gjerë e produkteve të Oriflame u jep mundësinë që të keni zgjedhje edhe për dhurata të shumëllojshme për çdokënd. Oriflame e di atë që ju dëshironi dhe çfarë keni nevojë.

KOZMETIKË PËR MESHKUJ: Duke parë më të mirën që është e rëndësishme për meshkujt, ORIFLAME ofron një koleksion të madh të formulave të freskëta dhe efektive, të dizajnuara ekskluzivisht për ta, në një gamë të plotë të produkteve për fytyrë, flokë dhe trup.

ANËTARËSIMI DHE MUNDËSI PUNËSIMI

Porositë e produkteve ORIFLAME bëhen përmes konsultanteve të anëtarësuar në ORIFLAME , disa prej të cilave edhe i kanë të hapura stacionet e tyre. Mirëpo, ato mund të bëhen edhe drejtpërdrejt në zyrën qendrore të ORIFLAME në Prishtinë.

Stafi i angazhuar në zyrën e ORIFLAME në Prishtinë, përveç menaxhimit është në shërbim edhe të përkrahjes së lidereve dhe të klientëve që kryejnë porosi, të ofrojë informacione rreth produkteve, të mundësojë anëtarësime në programet e ORIFLAME etj.

Zyra ka edhe sallën për takime, e cila shfrytëzohet falas për prezantime, takime, trajnime dhe për nevoja të zhvillim të biznesit të lidereve të Oriflame.

Përfitimet e anëtarësimit në ORIFLAME janë të shumta, që nga mundësia për t’u dukur bukur duke kursyer para, mundësia për të bërë biznes e deri te mundësia udhëtimeve turistike.

Të anëtarësuarve në ORIFLAME , automatikisht u jepet mundësia të bëhen pjesë e programit të Oriflame, ku përfitimi momental në secilin produkt është 20%.

Sipas një programi atraktiv të aplikuar nga ORIFLAME, në të gjitha vendet ku ka prani të përfaqësive të këtij brendi, të njohur si Plani i Suksesit, ato femra që kanë vullnetin për të filluar një biznes të pavarur, pa pasur nevojën për të investuar para, me performancën e tyre mund të ngriten në nivele më të larta sipas këtij plani dhe bazuar në suksesin e tyre në shitje të rrisin edhe fitimet dhe kështu të realizojnë ëndrrat e tyre. Këtu nuk përjashtohet askush që ka aftësinë të punojë dhe t’i realizojë ëndrrat për një biznes të pavarur.

TRAJNIME DHE UDHËTIME

E mira e Oriflame është se nuk ka limite të suksesit. E gjitha varet nga potenciali i konsultantit dhe asgjë nuk e ndalon për t’u ngritur Planin e Suksesit. Trajnimet profesionale gjithashtu janë pjesë e programit që u ofrohet falas të gjithë anëtarëve.

Oriflame është bartës i shumë organizimeve të udhëtimeve me qëllim trajnimi dhe argëtimi, si në Kroaci, Greqi, Itali, Spanjë, Dubai, Japoni, SHBA, Australi e në shumë vende të tjera. Vende ku marrin pjesë edhe lideret tona të cilat me suksesin e tyre kanë arritur statusin e lideres në Oriflame. Që nuk janë të pakëta.

Dhe mos harroni! ORIFLAME ka përformancë të lartë në shumë qendra në botë. Në Kosovë, produktet ORIFLAME mbështeten nga blogeret Rita Saraçi dhe Rina Bërdynaj.

Kërko