Ish-ministri i Brendshëm: Ushtarakë shqiptarë kanë vdekur duke transportuar drogë

2

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj u shpreh dje përmes rrjeteve sociale se dinjiteti i ushtarakëve shqiptarë është i nëpërkëmbur.

Ndërsa bën një deklaratë të fortë, duke deklaruar se pilotë të Forcave të Armatosura kanë vdekur duke transportuar drogë në Spanjë.

Dritan Demiraj:

Këto dy ditë kam lexuar shumë komente të ndryshme për emërimin e 12 ish-ushtarakëve si Prefektë te qarqeve te Shqiperise. Nuk dua të hyj në gjykime për emrat e përveçëm apo detyrën e re, por një gjë duhet thënë me forcë: ushtarakët duhen mbështetur e vlerësuar jo vetëm kur dalin në pension, por shume me teper kur janë në detyrë.

Ushtarakët në detyrë dhe në përgjithësi njerëzit nën uniformë sakrifikojnë shumë, punojnë në kushte të vështira, pa infrastrukturën e nevojshme, pa pajisje dhe me paga qesharake.

Dinjiteti i ushtarakëve vitet e fundit është nëpërkëmbur si kurrë më parë (gjate c’drejtimit te Kodhelit). Nuk po flas këtu për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikimin e lëndëve narkotike, as për fikjen e radarëve nga QNOD gjatë aksioneve të policisë, as për vdekjen e pilotëve të FA në trasportin e drogës në Spanjë, as per pilotet e vrare nga korrupsioni i viteve te fundit.

Nuk dua të flas për këto.

Dua të flas sic kam folur me force për futjen e efektivëve të ushtrisë në pastrimin e plehrave, në kushtet kur Bashkitë e vendit bëjnë tendera pastrimi miliona euro dhe kjo nen drejtimin e brigadierit Bazo, gje e cila ka përdhosur dinjitetit e ushtarakëve.

Ata jane ushtarakët që e ngritën në qiell flamurin Kuq e Zi me misionet luftarake Eagle 1-8 duke luftuar ne zonen me te veshtire te globit, Kandahar, Afganistan, përkrah aleatëve strategjikë SHBA dhe NATOs.

Këta janë ushtarakët, te cilet se bashku me policet duhen të mbështeten, madje me shume se cdo shtrese tjeter e shoqerise Shqiptare.

Kërko