Samantës i vjen mesazhi i çuditshëm: I dashuri im të adhuron

1

Ndodh shpesh që personazhet e njohur të ekranit të marrin mesazhe nga më të ndryshme nga fansat e tyre.

Ka disa që i shajnë, disa të tjerë që i kompolimentojnë por ka edhe nga ata që u kërkojnë të lidhen me ish- të dashurit e tyre.

Po, e dëgjuat mirë! Një situatë e tillë i ka ndodhur Samanta Karavellas e cila sot ka marrë mesazhin e ditës.

Një vajzë e panjohur i ka shkruar këngëtares shqiptare se i dashuri i saj e adhuron.

“I dashuri im të dashuron. Por, tanimë ne jemi ndarë. Uroj që ai të të takojë”,- i ka shkruar ajo në Instadirect, një mesazh të cilin Samanta e ka publikuar në rrjete sociale.

Epo padiskutim që kjo nuk është një situatë e zakonshme, që dikush të të thotë se i dashuri i saj të adhuron. Megjithatë duket se vajza dëshiron që ai të lumturohet dhe të takojë nga afër vajzën që pëlqen, në këtë rast Samantën.

Kërko