Rita Ora nuk e harron prejardhjen, vishet kuq e zi në MTV EMA

1

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ka udhëhequr mbrëmë ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore “MTV Europe Music Awards”.

26 vjeçare është vlerësuar lart për aftësitë e saj të udhëheqjes dhe po ashtu ka lënë të gjithë gojë hapur me paraqitjet e saj me plot 13 veshje të ndryshme.

Bukuroshja e lindur në Kosovë nuk ka harruar edhe simbolet e popullit shqiptar duke u shfaqur në një moment me një bluzë kuq e zi.

Duket se Rita me këtë gjest ka dashur të tregoj se nuk e harron prejardhjen e saj.

Kërko